“Këto pushime do ti dëmtojnë lojtarët”, Deliallisi: Ishim të përgatitur për sfidën me Teutën, çdo ndeshje është një finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2022 | 15:18

“Këto pushime do ti dëmtojnë lojtarët”, Deliallisi: Ishim të përgatitur për sfidën me Teutën, çdo ndeshje është një finale

Erzeni ka mundur në transfertë Teutën me rezultatin 2-1. Pas fitores, ka reaguar edhe zv.trajneri i Erzenit Alfred Deliallisi.

1111

“Ishim të përgatitur për të mbuluar dy krahët e sulmit të Teutës. Vijmë nga një moment i mirë, ekipi rriti nivelin e lojës dhe kishim vazhdimësi të mirë. Të gjithë ekipet mund t’i dëmtojë ndalesa, edhe nga ana individuale. Sepse është risi që ky muaj të jetë pushim, lojtarët janë mësuar që të kenë minuta në këmbë në këto muaj.

Ne do të shohim punën tonë, do shohim para, të bëjmë punën tonë. Do marrim ndeshjet një nga një. Profesori ka thënë se çdo ndeshje është finale do të shohim punë tonë, tani është më e vështirë, çdo kundërshtar në sheh ndryshe dhe ne tani e shohim veten ndryshe”, përfundoi ai në një pronocim për OverSport.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"