“Tani duket gjendja e futbollit shqiptar, ku i çojnë lekët këta”, Braçe reagon ashpër: FSHF po ndërton zyra 8 milionë euro…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2020 | 18:29

“Tani duket gjendja e futbollit shqiptar, ku i çojnë lekët këta”, Braçe reagon ashpër: FSHF po ndërton zyra 8 milionë euro…

Për shkak të Koronavirusit, sporti në Shqipëri është në një situatë të vështirë, aq sa ka kërkuar edhe ndihmë nga Qeveria.Gaz-Demi-Erjon-Brace

Por, këta të fundit e kanë refuzuar kërkesën për të dhënë ndihmë për sportin. Për këtë së fundmi ka folur zëvendës kryeministri, Erjon Braçe, i cili është shprehur se FSHF-ja tha se po ndërton zyra me vlera 8 milionë euro dhe tani të menaxhojë paratë edhe për klubet që të kalohet vështirësia.

Gjithashtu Braçe theksoi se Qeveria e ka shpërblyer Kombëtaren, për suksesin e arritur. “Dëgjoj shpesh që përmendin sukseset e Kombëtares. Por, të mos harrojmë se kjo qeveri e ka shpërblyer dhe e ka vlerësuar atë arritje të djemve të Kombëtares. Jemi në ditët e qametit kur të vërtetat dalin në shesh dhe futbolli në Shqipëri nuk ka ekonomi. Janë disa ekipe që kanë arkëtuar miliona euro vitet e fundit dhe sot nuk paguajnë rrogat.

Ku i kanë çuar paratë këta? Kanë fituar nga aktivitete brenda dhe jashtë, por edhe shitje lojtarësh madje duke mos paguar asnjë taksë në shtet e duke mos bërë asnjë deklarim dhe thonë që e kemi biznes. Më vjen keq që këta po merren me ato që kam thënë unë para dy vjetësh e gjysmë, ja ku ju doli dhe sot ankohen.gaz demi erjon brace

Po ndoshta ngaqë jam tifoz i Partizanit dhe më akuzojnë. Kampionati të luhet, për mua çdo gjë që është në tavolinë  është e rreme dhe titullin ta marri ai që meriton. FSHF-ja nuk është institucion pa para dhe ta dinë të gjithë. Po bën një investim që kushton 8 milionë euro dhe e mbani mend batutën me Ceferin për ato zyra. Zotëria që është në krye të Federatës e di shumë mirë si menaxhohen paratë. Tani të menaxhojë shtëpinë e tij.”, u shpreh Braçe për “Top Channel”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"