“Këto 3 ditë më kanë rrotulluar jetën komplet”, drejtori i ri i Vllaznisë: Ja përse nuk është finalizuar ende binjakëzimi me Rijekën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 23:39

“Këto 3 ditë më kanë rrotulluar jetën komplet”, drejtori i ri i Vllaznisë: Ja përse nuk është finalizuar ende binjakëzimi me Rijekën

Drejtori i ri sportiv i Vllaznisë Matko Djarmati u prezantua sot para mediave në detyrën e re të klubit shkodran.

matko djarmati
Për mediat, ai deklaroi se marrëveshja e binjakëzimit me Rijekën nuk është finalizuar për shkak të një problemi familjar të zv/drejtorit të klubit kroat. Djarmati shtoi gjithashtu se ka ardhur te Vllaznia me propozim të Rijekës.

I pyetur nëse do të qëndrojë gjatë kësaj kohe në Shkodër, ndryshe nga paraardhësi i tij Engin Firat, Djarmati  u shpreh se Vllaznia i ka gjetur apartament për të banuar në Shkodër.

“Çdo ditë njëhërë në javë do jemi bashkë.  Pa ju Vllaznia, s’mund të jetë dot e madhe. Pa gazetarët nuk jetojmë dot. E di ku kam ardhur, e di shumë mirë që këto 3 ditë në Shkodër më kanë rrotulluar komplet jetën 360 gradë. E ndiej peshën e këtij klubi të madh, absolutisht jam gati të ndihmoj klubin në mënyrën që di unë. Kam ardhur nga propozimi. Kam ardhurm me propozim të klubit të Rijekës. Nuk kam ardhur me klan shqiptar te Vllaznia. Kam ardhur për qëllim sportiv dhe të provoj të realizoj objektivat e klubit në fund të sezonit. Bashkëpunimi me Rijekën nuk e kemi finalizuar, për një arsye se personi që është në kontakt me Rijekën, për shkak se zv-drejtori ka patur një problem familjar. Nuk kam mundur ta mbyll marrëveshjen në Kroaci, por shpresojmë të jetë një bashkëpunim cilësor, ku do shohim si funksionin një klub dhe çfarë do bëjmë për të qenë çdo  vit në kupat e Europës. Jam këtu në mes këtu dhe do provojmë të bjmë një punë si duhet.

Nuk jam propozuar nga asnjë klan shqiptar. Do të provoj të finalizoj. Fola me Rijekën provova të realizoj. Nga drejtori i Rijekës, propozimi ka shkuar te bordi. Presim përgjigje. Brenda kontratës duam të bëjmë disa ndryshime. Thashë personi kompetent për këtë marrëveshje ka një problem familjar. Isha dy javë në Kroaci dhe punova vetëm për këtë punë.

Unë çfarë kam informacion nga federata me UEFA Pro që kam mbaruar shkolliminpër pjesën e shkollimit e mbyll pozicionin e drejtorit. Në fund të vitit është kursi nga federata për drejtor sporitv. Nuk shoh arsye të mos e kryer. Nga çfarë kam informacion nga federata e mbyll pozicionin e drejtorit.

Klubi më ka gjetur apartament, kam 4 ditë që po rri në Shkodër”, deklaroi drejtori i ri sportiv i Vllaznisë Matko Djarmati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"