“Këta katërkëmbësha të mbyllen pas hekurave…”, Rama kërkon të dënohen tifozët që dëmtuan stolat në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 18:39

“Këta katërkëmbësha të mbyllen pas hekurave…”, Rama kërkon të dënohen tifozët që dëmtuan stolat në “Air Albania”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kërkoi nga organet e drejtësisë që të ndëshkohen në mënyrën më të ashpër personat që shkulën stolat në stadiumin “Air Albania” gjatë sfidës së djeshme Kukësi-Tirana 2-1.

1-1

Nëpërmjet “Facebook”-ut kreu i qeverisë shqiptare i konsideroi “katërkëmbësha” personat që kanë hyrë në mënyrë të parregullt duke kapërcyer portën e “Air Albania” dhe që dëmtuan stolat ditën e djeshme. Rama kërkoi që këta persona të dënohen me burg duke iu referuar ndryshimeve në Kodin Penal.

FSHF-ja konstatoi ditën e sotme se u dëmtuan 164 stola në stadiumin “Air Albania” ditën e djeshme gjatë ndeshjes Kukësi-Tirana 2-1.

Mesazhi i Edi Ramës për stolat e thyer në “Air Albania”:

Uroj që një orë e më parë, këta lloj katërkëmbëshash të mbyllen pas hekurave që zgjaten deri në tavan dhe të ndalohen përgjithnjë të hynë në stadiumet tona, bash ashtu siç e parashikojnë NENET E REJA të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë KUNDËR DHUNËS NË SPORT

rama

PANORAMASPORT.AL


NDIQE LIVE "PANORAMA TV"