“Këta djem meritojnë komplimente, duam Kupën dhe titullin”, Martini: Të jemi me këmbë në tokë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2021 | 18:13

“Këta djem meritojnë komplimente, duam Kupën dhe titullin”, Martini: Të jemi me këmbë në tokë…

Trajneri i Teutës, Edi Martini, është shfaqur i lumtur për fitoren ndaj Apolonisë. Për “Gol pas Goli”, Martini tha se skuadra e tij duhet të jetë me këtë në tokë.

bandicam 2021-04-10 18-09-22-748

“Mendoj se është meritë e jona më shumë, që Apolonia nuk bëri raste. E kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe e kishim vlerësuar maksimalisht. U mundova të zëvendësoj lojtarët që kishim më shumë minuta, për t’i pasur gati për Kupën. Ne shikojmë vetëm ndeshjet tona, nuk më intereson se çfarë bëjnë ekipet që janë pas nesh.

E rëndësishme është puna në stërvitje. Grinta dhe dëshira e lojtarëve për fitore, të lënë pa fjalë. Ne nuk jemi të kënaqur kur humbim topa. Lojtarët meritojnë komplimente, pasi po bëjnë shumë mirë.

Ne jemi për fitimin edhe të Kupës edhe për titullin. Në këto momente ku po kalojmë një formë të mirë, do luftojmë për të dyja. Fati jonë i mirë është që kemi rreth 20 lojtarë, të cilët mund t’i aktivizojmë.

Rivalët për titull? Të gjithë ekipet janë shumë të mira. Në këtë moment duhet të jemi të qetë dhe të jemi me këmbë në tokë. Në Shkodër kemi një shprehje: ‘Të hyftë vetja në qejf…’ Duhet të jemi të përqendruar.”, tha Martini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"