Kesi pret përgjigje nga Pioli, mesfushori është shumë pranë thyerjes së rekordit të ikonës së Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 18:46


Kesi pret përgjigje nga Pioli, mesfushori është shumë pranë thyerjes së rekordit të ikonës së Milanit

Futbollisti i Milanit Frenk Kesi pret të thyejë një rekord sot ndaj Napolit. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë mund të bëhet lojtari afrikan me më shumë paraqitje me “Djallin”.
kessie-tumbangkan-rekor-22-tahun-george-weah
Sot ai ka shansin të parakalojë ikonë kuqezi Xhorxh Ueah, i cili numëron 147 ndeshje me “Djallin” në vitet 1995-2000. Nëse trajneri Pioli i beson sot Kesit, 23-vjeçari mund të regjistrojë ndeshjen e 148-të në karrierë me Milanin duke u bërë futbollisti afrikan me më shumë paraqitje me ekipin legjendar italian.

Megjithatë, Milani do të tentojë të fitojë ndaj Napolit për të rimarrë kreun e kampionatit.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com