“Kesi më ka befasuar”, Maldini: S’i tërheq fjalët për Rangnik, në fund të sezonit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 12:23

“Kesi më ka befasuar”, Maldini: S’i tërheq fjalët për Rangnik, në fund të sezonit…

Paolo Maldini, drejtori i zonës teknike të Milanit, përpara sfidës së mbrëmjes së djeshme kundër Napolit, në një intervistë për rrjetin “Sky Sport. “Është e çuditshme të takosh Gatuzon si kundërshtar, por shpesh rrugët ndahen, sepse ashtu e do jeta. Gjithsesi, ajo që do të bashkojë përjetë ‘Rinon’ me Milanin askush nuk mund ta zerojë”, bëri hyrjen e tij Maldini.
maldinii

Paolo, ka pasur shumë apele të tifozëve, që ju të vazhdoni të qëndroni te Milani…
Është diçka që po e përsërisim prej shumë kohësh, por e rëndësishme tani është që ta mbyllim sa më mirë që të jetë e mundur këtë sezon. Dhe për ta bërë këtë gjë, duhet të evitojmë diskutime të tilla. Kur të vijë momenti, në fund të sezonit do të vendosim të gjithë.

Ju ka njoftuar presidenca për planet e saj të së ardhmes?
Ma kanë thënë apo jo, këtë gjë nuk do t’jua thosha kurrë. E rëndësishme për momentin është stabiliteti i skuadrës. Unë, që kur pranova Milanin, isha shumë optimist dhe puna e bërë deri tani e ka konfirmuar ndjesinë time.
Maldini-Rangnik
Do ta përsërisnit deklaratën që bëtë në muajin shkurt për Ralf Rangnik?
Patjetër që do ta bëja. Dhe dua të saktësoj se ajo që unë thashë nuk lidhej me personin. Ishte një frazë që shkonte kundër një modeli, një daljeje të gabuar nga ana e dikujt që mund ta kishte shmangur aprovimin që bëri mbi bisedimet e mundshme, teksa dikush tjetër po punonte. Prandaj, mendimi im nuk i referohej Rangnikut si person, por për gjestin që bëri.
Pioli.Milan.urla.2019.20.750x450
Si e vlerësoni punën e bërë nga Pioli dhe lojtarët deri tani?
Jam shumë krenar për këtë grup. Unë kam ndjekur 90 për qind të stërvitjeve dhe e dija që kjo skuadër shumë shpejt do të shpërthente. Pauza e pandemisë i lejoi Piolit që të bënte një minipërgatitje që nuk pati kohë ta zbatonte në fillim dhe pas saj shumë lojtarë si Rebiç, Ibra e Benaser nisën të japin gjërat për të cilat u afruan. Por nëse duhet të them një emër i cili më ka mahnitur, ai është Frenk Kesi. Tashmë është bërë një futbollist i kompletuar dhe në rolin e mesfushorit përpara mbrojtjes është fantastik. Mendoj se do të jetë baza nga ku do të ngrihet Milani i së ardhmes.

Si e mendon idenë për t’u besuar të rinjve?
Nëse ky Milan ka garanci është sepse afrimet e lojtarëve ekspertë si Ibra e Kjaer bëjnë grupin të rritet. Edhe unë, nëse nuk do të kisha pasur përkrah Barezin dhe Tasotin, nuk do t’ia kisha dalë kurrë që të realizoja atë që të gjithë tashmë njohin nga karriera ime.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"