“Kështu fitohet, kështu mbrohen ngjyrat kuq e zi”, reagimi emocionues i “Plisave” pas triumfit të Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 23:51

“Kështu fitohet, kështu mbrohen ngjyrat kuq e zi”, reagimi emocionues i “Plisave” pas triumfit të Kombëtares

Nuk kanë munguar komplimentet edhe nga tifogrupi i Prishtinës “Plisat”, ku kanë uruar për fitoren dhe për ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve, Kombëtaren shqiptare të futbollit.

plisat

Tifozët prishtinali kanë reaguar në rrjetin e tyre zyrtar në “Facebook” duke shkruar:

“Shqipëri – Bjellorusi 3:2. Super djem, super kombëtare ! Kështu fitohet, kështu mbrohen ngjyrat kuq e zi. Me fitoren e sotme tani kombëtarja ngjitet në Ligën B në Ligën e Kombeve. Bravo për angazhimin të gjithë lojtarëve. Unë ty të kam nënë  ti mu djalë më ke. E PËRJETSHME ËSHTË SHQIPËRIA.”, mbyllin postimin e tyre “Plisat”.

plisat post

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"