Këshilltari i Red Bull artikulon idenë e “veçantë”: Le t’i infektojmë me koronavirus pilotët tanë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 20:01

Këshilltari i Red Bull artikulon idenë e “veçantë”: Le t’i infektojmë me koronavirus pilotët tanë

Këshilltari i Red Bull, Helmut Marko ka artikuluar një ide të çmendur për pilotët e skuadrës së tij, duke kërkuar që ata të infektohen qëllimisht me koronanavirus.

helmutttt

Në fakt ideja e tij e ka një shpjegim sipas tij, teksa 76 vjeçari e konsideron kohën ideale për t’u infektuar tani që sezoni ka ndaluar, në mënyrë që pilotët të kenë krijuar imunitet kur të rifillojë sezoni.

helmuttt

“Kemi 4 pilotë të Formula 1 dhe 10 të tjerë të rinj. Ideja ishte se kjo është koha e duhur për t’u infektuar. Këta janë të gjithë djem të rinj dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Në këtë mënyrë do të ishin gati kurdo që të riniste sezoni,” deklaroi Helmut Marko.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"