Këshillat për lojtarët shqiptarë, flet përgatitësi atletik i Kombëtares: Ja çfarë duhet të bëni në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2020 | 10:38

Këshillat për lojtarët shqiptarë, flet përgatitësi atletik i Kombëtares: Ja çfarë duhet të bëni në shtëpi

Futbolli në Shqipëri dhe në shumë vende të tjera të botës është pezulluar për shkak të Koronavirusit. Kësisoj, futbollistët janë të detyruar të qëndrojnë në shëpitë e tyre, për të shmangur përhapjen me shpejtësi të këtij virusi. Gjatë kësaj periudhëve, futbollistëve iu duhet të ruajnë gjendjen e tyre fizike dhe të kryejnë stërvitje në kushte shtëpie.

febrari

Sugjerimet se çfarë duhet të bëjnë i jep edhe Luixhi Febrari, përgatitësi atletik i Kombëtares, i cili në një prononcim për “La Repubblica”, jep këshilla, duke u shprehur:

“Kjo është një situatë e padëgjuar ndonjëherë, nuk na lejuan që të udhëtonim drejt Shqipërisë. Jam në shtëpinë time në Breshia. Tani nuk di të them se kur do të kthehemi të luajmë. Ky është një fenomen i pabesueshmë. Futbollistët po punojnë në një situatë të vështirë, ndoshta brenda një apartamenti.

Është më me fat ai që mund të shfrytëzojë një oborr. Është e domosdoshme që të sigurojnë një pistë lëvizëse vrapimi, ku të mund të zhvillojnë llojet e vrapimeve që përgatitësi me siguri u ka caktuar si dhe punën me mjetet e forcës që mund të gjejnë. Mund të përdoret edhe fantazia, duke vrapuar lart e poshtë në shkallë për shembull.

RMT_5869-63961371

Në oborr është e mundur që të zhvillohet më mirë programi i stafit teknik pasi ka më shumë hapësirë. Të ngjitet në shkallë me shpejtësi të ndryshme me qeset e ushqimeve të mbushura me shishe ujë është një zgjidhje alternative”, u shpreh Febrari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"