Këshilla e Çabelit: Luftëtari të përqendrohet te sigurimi i Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2018 | 21:44

Këshilla e Çabelit: Luftëtari të përqendrohet te sigurimi i Europës

Teksa kanë mbetur 180 minuta për t’u luajtur në këtë epilog të sezonit, Luftëtarit i kërkohet triumf në dy sfidat e radhës, ndaj Skënderbeut dhe Lushnjës. Në kampin bluzi të gjithë duken me “këmbë në tokë” dhe përqendrimi për dy sfidat e mbetura është në shkallën sipërore. Ndërkohë që ekipi i trajnerit Lika përgatitet në kuadër të ndeshjes së nesërme me Skënderbeun, nga ish-ët nuk mungojnë sugjerimet dhe këshillat.

Luftetari

Grigor Çabeli, një prej futbollistëve që ka lënë gjurmë te Luftëtari në vitet 1980- 1991, për “Panorama Sport” u shpreh: “Luftëtari është sa afër dhe aq larg arritjes në Ligën e Europës. E them këtë për faktin se asgjë s’ka përfunduar. Do të luhen dy ndeshje të tjera, e para me Skënderbeun dhe e dyta me Lushnjën. Pikët janë në lojë si për Luftëtarin ashtu dhe për rivalët, Laçi e Partizani, edhe pse diferenca është plus tre. Skënderbeu ka dhe mund të ketë një mijë e një arsye në familjen e tij, megjithatë në opinion tim janë të paparashikueshëm. Korçarët kanë cilësi dhe si të tillë duhen vlerësuar seriozisht.

Edhe Luftëtari do të dijë të tregojë vlerat e tij më të mira, sikundër ka bërë në këtë kampionat. Sa më larg euforisë, gjithnjë e më shumë të përqendruar në çdo moment ndaj kualiteteve të kampionëve dhe ta kalojmë me sukses edhe këtë takim. Në fund luhet ndaj Lushnjës, e cila është ‘dorëzuar’, por nuk i ka ‘hedhur armët’. Më parë se të përballemi me Lushnjën, të fitojmë nesër përballë Skënderbeut. Duhet të ketë sa më shumë tifozë në stadium, më shumë mbështetje për ekipin, me qëllim përfaqësimin në Europë”. Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"