Këshilla dhe motivim, ja si i karikon trajneri Milinkoviç lojtarët për supersfidën ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2017 | 11:34

Këshilla dhe motivim, ja si i karikon trajneri Milinkoviç lojtarët për supersfidën ndaj Skënderbeut

Kukësi ka zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes, teksa sot do të niset për në qytetin verilindor, duke mbyllur përgatitjet në stadiumin “Zeqir Ymeri” 24 orë para ndeshjes me Skënderbeun. Pas konferencës për shtyp, trajneri Milinkoviç u nis direkt për në ambientet stërvitore.

Milinkovic Kukesi

Bashkë me stafin e tij, ai e ka bërë zakon që shkon rreth një orë më parë në stërvitje. Kjo kohë i shërben për të biseduar me asistentët e tij dhe lojtarët paraprakisht, për të kuptuar problemet e tyre nëse kanë, shqetësimet apo dhe për të marrë sugjerimet e tyre. Kjo metodë e teknikut është e vlefshme, pasi e mban më shumë të lidhur me futbollistët.

Milinkovic

Para se të niste seanca, Milinkoviç ka folur para grupit, duke theksuar rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Ai u ka dhënë këshilla të ndryshme futbollistëve, pasi ata nuk duhet të neglizhojnë për faktin se Skënderbeu ka pasur ndeshje në Europa Ligë dhe vjen i lodhur. Tekniku ka vazhduar më tej, duke thënë para ekipit se lojtarët duhet të kenë besim te vetja, pasi i kanë të gjitha mundësitë për të fituar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"