Kërkuta do privatizimin e klubit Tomori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2015 | 18:19

Kërkuta do privatizimin e klubit Tomori

TomoriTOMORI

Donatori Kërkuta do privatizimin e klubit
Tomori do t’u rikthehet sot përgatitjeve, pavarësisht se faza e parë e kampionatit është mbyllur dhe shumica e ekipeve janë me pushime. Drejtuesit e ekipit të Tomorit me presidentin Petrit Sinaj dhe donatorin Kastriot Kërkuta kanë treguar pretendimet që kanë për këtë edicion, madje sipas tyre do të ketë edhe blerje cilësore për fazën e dytë.

Por ajo që është më kryesorja ka të bëjë me marrëveshjen Sinaj – Kërkuta, të cilët këto ditë do të bisedojnë rreth privatizimit të klubit.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, donatori i Tomorit shprehet:

“Këtë javë do të jem në Berat, ku do të bisedoj nga afër me kryebashkiakun Sinaj në lidhje me klubin e Tomorit. Dëshira ime është shumë e madhe për ta marrë këtë klub, madje vazhdoj të kontribuoj që nga fillimi i sezonit. Deri më tani gjithçka është në rregull nga të dyja palët, por vendimi zyrtar do të konkretizohet në ditët në vazhdim. Premtoj blerje të bujshme në merkaton e dimrit dhe ju siguroj që do të shikoni një ekip shumë herë më të fortë. Jemi të bindur në realizimin e objektivave”, ka mbyllur Kërkuta. Eris Sylyku

DOMOSDOVA

Prrenjsakët kanë arritur akordin me mesfushorin Altin Lleshi. Teksa ky i fundit nisi një sezon te Sopoti dhe më pas u shkëput, pritet që në janar t’u bashkohet prrenjsakëve. Te Domosdova afrimi i Lleshit shihet si mjaft i rëndësishëm për repartin e sulmit, pasi ka eksperiencë të gjatë në Kategorinë e Dytë. Përveç Lleshit, te Domosdova pritet të ketë edhe afrime të tjera, çka do të sjellë largimin e disa lojtarëve aktualë. Ledion Qoshku

GRAMOZI

Edhe pse skuadra kolonjare prej 10 ditësh ka filluar pushimet, drejtuesit e klubit janë duke punuar për merkaton e janarit. Si trajneri i ekipit, ashtu edhe Sekretari i Klubit vazhdojnë të shfaqin interes më shumë për lojtarë të rinj ku mosha mesatare e tyre do të jetë rreth 24 vjeç. “Me fillimin e vitit do të ndërtojmë një ekip për sezonin e ardhshëm. Na është premtuar edhe nga disa donatorë se ndihma e tyre do të jetë e kënaqshme. Dihet se Gramozi i zhgënjeu tifozët në fund të kësaj faze, pasi nuk arriti objektivin dhe kjo na detyron që të ndërhyjmë, që vitin e ardhshëm të jemi më të suksesshëm”, është shprehur sekretari Qirjako. Koço Lilo

ALBPETROLI

Drejtuesit e Albpetrolit nuk janë aspak të kënaqur nga ajo që arriti ekipi në fazën e parë. “Kemi gabuar jo vetëm në transfertë, por edhe në fush- ën tonë. Skuadra i ka nënvlerësuar disa ndeshje dhe lojtarët nuk kanë dhënë maksimumin. Kjo bëri që ta mbyllnim fazën e parë jo aty ku dëshironim. Aktualisht, do të vazhdojmë përgatitjet deri në datën 28 dhjetor dhe do të jemi ndër ekipet e para që do t’i fillojmë ato në janarin e 2016-ës”, ka thënë trajneri Adriatik Kurti. Mario Gjika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"