“Kërkova falje pas golit ndaj Teutës”, Kapllani tregon debutimin te Erzeni: Po, ishin lot ato në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2023 | 18:25

“Kërkova falje pas golit ndaj Teutës”, Kapllani tregon debutimin te Erzeni: Po, ishin lot ato në fushë

Dejvid Kapllani priste të ishte protagonist në momentin kur mori vendimin të transferohej nga Teuta te Erzeni dhe ashtu ndodhi, Në ndeshjen e tij të parë ndaj ish-skuadrës, ai shënoi gol dhe autogol, duke vendosur sfidën e mbyllur në barazim 1-1.

bandicam 2023-01-18 18-01-31-335

“Si ndeshja e parë, ironia e fatit qëlloi që luajta kundër ekipit ku jam rritur, emocion i dyfishtë. Emocioni i parë ishte për aktivizimin me gol te Erzeni dhe tjetri që luaja kundër ish-skuadrës. Jam i lumtur për golin, autogoli ishte fatkeqësi që mund t’i ndodhë çdo lojtari. Rezultati mund të ishte pak më shumë për ne, por gjithsesi jemi të kënaqur.

Ishte koincidencë, realisht nuk e kisha menduar por kam qenë i përgatitur për çdo mundësi. Shfrytëzova momentin, Zoti më ndihmoi, shënova edhe në portën time por kështu është futbolli. Një moment ngrihesh, pastaj ulesh, por e thashë edhe më parë që barazimi është një rezultat i drejtë.

Premtime nuk bëj, i kam thënë trajnerit që do të jap maksimumin sa minuta do të luaj, do t’i shërbej ekipit dhe të ndihmoj në objektivat që ka.

Këshilla nga Edmond Kapllani? Ka ndikuar normalisht, se ai ka qenë vetë sulmues, ka patur vështirësitë e tij kur ka qenë në Gjermani e nuk kishte minuta. Opsioni më i mirë ishte largimi që të kisha më shumë minuta që të tregoja të gjithë potencialin që kam.

Ishin realisht lot sepse ishin lot debutimi pas atyre momenteve që kam kaluar te Teuta. Luaja kundër ish-ekipit, qytetarëve e ish-tifozëve. Ishin emocion dhe lot gëzimi. Nuk e kisha menduar më parë, por ja që ndodhi. Festë? Absolutisht jo, ngrita duart e i kërkova ndjesë tifozerisë se këtu jam rritur dhe zemrën këtu e kam.

Babai më uroi për golin, më tha për autogolin që “ajo që ndodhi mos e mbaj mendjen aty, i ndodh gjithkujt, kokën lart””, tregoi Dejvid Kapllani për “Oversport” pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"