Kërkonte rekord, Izmir Smajljaj jep lajmin e keq: Dëmtimi më i madh i karrierës…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2022 | 21:52

Kërkonte rekord, Izmir Smajljaj jep lajmin e keq: Dëmtimi më i madh i karrierës…

Izmir Smajlaj, kampioni kombëtar me shumë triumfe ndërkombëtare, do t’u mungojë garave të atletikës për disa muaj. Shkak është bërë një dëmtim i rëndë që ka pësuar në Kupën e Shqipërisë, teksa po mundohej të thyente rekordin kombëtar në kërcim së gjati.

SMAJLAJ

Lajmin e keq e ka dhënë vetë sportisti me një status në rrjetet sociale, ku ka konfirmuar se ka pësuar një këputje të ligamenteve që do e detyrojnë t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikal.

“Ndonëse dola i pari në garën e “Kupës së Shqipërisë”, kjo garë më çoi ne dëmtimin më të madh të karrierës sime.

Këputje totale të ligamenteve, dhimbje e humbje e tërë atyre orë stërvitje intensive për t’ju dhënë një rekord të ri kombëtar.

Fatkeqësisht më duhet të operohem dhe rikuperimi do të zgjasë disa muaj, por jam i sigurt që do të rikthehem shumë herë më i fortë për t’ju nderuar në kompeticione kombëtare e ndërkombëtare.

Dua t’ju falënderoj të gjithë tifozëve të shumtë që ishin në stadium, miqve, familjes e trajnerit, që më duartrokitën e qëndruan pranë meje! Nderime e respekt ndaj jush!”, shkruante Smajlaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"