Kërkonte 2,7 milionë euro për Manajn, Barçës i del një telash me kthimin e sulmuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2022 | 20:47

Kërkonte 2,7 milionë euro për Manajn, Barçës i del një telash me kthimin e sulmuesit

Rei Manaj që nga data 1 korrik do të jetë përsëri në futbollist i Barcelonës. Klubi i Specias vendosi të mos ushtronte klauzolën për të blerë kartonin e tij për 2,7 milionë euro dhe kësisoj, lojtari do të kthehet përsëri në radhët e katalanasve. Por për Barcelonën ky është një telash.

Manaj kunder Juventusit

Në fakt, klubi shpresonte që të përfitonte diçka nga shitja e mundshme e Manajt në radhët e Specias dhe shifra që i kishte vendosur regjistronte një të ardhur ekonomike të rëndësishme për klubin i cili po vuan në këtë periudhë që të rregullojë bilancet e tij financiare. Për lojtarin nuk ka vend në radhët e këtij klubi, duke pasur parasysh numrin e sulmuesve që janë afruar në periudhën e fundit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Manaj hyn në vitin e fundit të kontratës dhe çdo klub i mundshëm që do të kërkojë blerjen e kartonit të tij, do të shfrytëzojë këtë situatë për një skonto nga katalanasit. Sipas gazetës katalanase “Sport”, klubi ka arritur të sigurojnë 300 mijë euro nga huazimi i tij te Specia dhe do të ishte i lumtur që të përfitonte pjesën e mbetur të shifrës prej 700 mijë eurosh që shpenzoi për ta bërë pjesë të ekipit B kur e morën nga Albacete në vitin 2020.

Të gjitha diskutimet çojnë drejt shitjes së kartonit të Manajt gjatë kësaj verë, me shifra më të ulëta se pretendohej ndërsa duket se kthimi i sulmuesit në Katalonjë do të jetë provizor, për t’i dhënë lamtumirën e fundit këtij klubi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"