“Kërkonim ushqim mes kufomave, por na shpëtoi Kanadaja”, historia e dhimbshme e lojtarit të Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2020 | 15:06

“Kërkonim ushqim mes kufomave, por na shpëtoi Kanadaja”, historia e dhimbshme e lojtarit të Bajernit

Alfonso Devis shihet si një futbollist me të ardhme të ndritur dhe u ble nga Bajern Mynihu për shumën e 20 milionë eurove nga Vankuver.alphonso-davies-fc-bayern-munchen-1574780829-27721

Futbollisti 19-vJeçar nuk ka pasur aspak një jetë të lehtë, teksa ka përjetuar vështirësi të mëdha në Liberi, vend ku ai ka lindur. Pas problemeve të shumta, familja e tij shkoi në Kanada, ku edhe jeta e tyre ndryshoi për mirë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, nëna e Alfonso Devis, ka treguar për vështirësitë e mëdha që ata kanë kaluar. “Sot jemi në Kanada dhe kemi gjithçka na nevojitet. Megjithatë kur ishim në Liberi, për të gjetur diçka për të ngrene duhet të kërkonim në mesin e kufomave. Kishim frikë se mos vdisnim, pasi vendi ishte në luftë civile. Kërkuam azil në Kanada dhe në 2006 u larguam përfundimisht nga Afrika.

(L-R) Bayern Munich's French midfielder Kingsley Coman, Bayern Munich's Canadian midfielder Alphonso Davies and Bayern Munich's Columbian midfielder James Rodriguez are pictured during the German first division Bundesliga football match FC Bayern Munich vs VfB Stuttgart in the southern German city of Munich on January 27, 2019. (Photo by Guenter SCHIFFMANN / AFP)GUENTER SCHIFFMANN/AFP/Getty Images ** OUTS - ELSENT, FPG, CM - OUTS * NM, PH, VA if sourced by CT, LA or MoD **

Në kampin e refugjatëve nuk kishim as veshja dhe as ushqim. Tashmë me ndihmën e shtetit kanadez ia kemi dalë të shpëtojmë. I kam thënë Devis, të largohet për të vazhduar karrierën e tij, dhe më ka thënë se nuk do të ndryshojë kurrë. Aventura e tij me Bajernin ka nisurdhe shumë shpejt mund të kthehet në një ndër më të mirët në botë. Talentin e ka dhe ka shnasin të shpërthejë në Gjeermani.”, u shpreh nëna e Devis.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"