Kërkon Tiago Silvën dhe Balotelin, klubi turk tenton dy goditje të bujshme në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 10:36

Kërkon Tiago Silvën dhe Balotelin, klubi turk tenton dy goditje të bujshme në merkato

Klubi turk i Gallatasarajt, i drejtuar nga Fatih Terim do tentojë të bëjë dy goditje të bujshme në mërkaton e janarit.

tiago silva

Siç raportojnë mediat turke, Gallatasaraj do të kërkojë të transferojë në janar Tiago Silvën dhe Mario Balotelin.

Braziliani i PSG-së ka disa vite në Francë dhe duket se ka ardhur momenti që të lëvizë, duke nisur një aventurë të tre. Ndërsa Baloteli po kalon momente të vështira te Bresha, kështu që, për të është më e lehtë të bashkohet me klubin turk.

mario-balotelli-brescia-2019_1k124nhr3r1wu1ndnciy7gwrlh

Klubet e Turqisë shpesh herë kanë bërë goditje të bujshme në merkato, duke afruar emra të rëndësishëm në botën e futbollit, përmendin këtu futbollistë si Drogba, Shnajder, Van Persi, Falkao e shumë të tjerë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"