Kërkon rrogë yjesh në Superiore, ish-sulmuesi i Partizanit në negociata me klubin e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2023 | 0:20

Kërkon rrogë yjesh në Superiore, ish-sulmuesi i Partizanit në negociata me klubin e Kategorisë së Parë

Tomori zgjat pushimet. Edhe pse duhet të ktheheshin më 4 janar në stërvitje, nuk ndodhi kështu. Axhenda ka ndryshuar dhe vetëm në fillimjavë skuadra do të nisë fazën përgatitore për pjesën e dytë të sezonit.

tomori

Stafi drejtuesi dhe ai teknik i kanë dhënë kohë vetes për të mbyllur disa çështje organizative, që lidhen edhe me merkaton. Klodian Arbëri pret që të ketë një grup të plotë e nën urdhra të hënën e 9 janarit, ndaj ka bërë këtë zgjedhje. Dhe duhet thënë që nuk po rrinë “duarkryq”, pasi vazhdojnë negociatat për përforcimin e ekipit. Gazeta ka mësuar se në listën e dëshirave ka qenë edhe Lukas Kardoso, ish-sulmuesi i Partizanit. Lojtari që aktualisht është pjesë e Ballkanit ka zhvilluar bisedime të avancuara me beratasit, e megjithatë gjithçka ka ngecur te paratë. Më shumë për këtë histori na zbulon vetë trajneri. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai shpjegon shumëçka rreth zhvillimeve të fundit në Berat.

Kardozo Lukas

“E kemi parë të arsyeshme që të spostojmë në 9 janar fillimin e minifazës përgatitore. Duam të fitojmë sa më shumë kohë dhe të përgatisim akomodimin e futbollistëve, por edhe kushtet e infrastrukturës. Veç kësaj, po punojmë për finalizimin e marrëveshjes zyrtare me dy sulmues dhe besoj se zyrtarizimi i tyre do të jetë çështje ditësh. Kemi qenë shumë pranë akordit me sulmuesin Lukas Kardoso, por ai kërkoi një pagë mujore prej 5 mijë eurosh në muaj. Ai do të ishte një goditje e madhe për skuadrën time. Megjithatë, asgjë nuk është mbaruar zyrtarisht. Në lojë janë futur biznesmenë të njohur, që po studiojnë kushtin e tij”, ka mbyllur Arbëri.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"