Kërkon ribashkimin me Inzagin, titullari i Lacios këmbëngul për transferimin te Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2022 | 21:55

Kërkon ribashkimin me Inzagin, titullari i Lacios këmbëngul për transferimin te Interi

Mbrojtësi i Lacios, Françesko Açerbi po këmbëngul për largimin nga Lacio, ku dëshira e mbrojtësit italian do të ishte ajo e ribashkimit me ish-trajnerin e tij Simone Inzagi.

acerbi.lazio_.indicazioni.2018.19.1080x648

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web” në ditët e fundit agjenti i futbollistit ka pasur kontakte të shtuara me Interin për të konkretizuar këtë marrëveshje, me klubin zikaltër që për momentin po e mban italianin si alternativën e mbrojtësit të Dortmund, Akanxhi.

Situata e tensionuar me tifozët te Lacio po detyron Açerbin të lëvizë sa më shpejtë, me 34-vjeçarin që pritet të bëjë zgjedhjen përfundimtare për të ardhmen në ditët e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"