Kërkon maksimumin nga Tirana, Egbo këmbëngul për miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 10:18

Kërkon maksimumin nga Tirana, Egbo këmbëngul për miqësore

Tirana vazhdon punën për të qenë gati për sezonin e ri. Së fundmi skuadra ka zhvilluar edhe një miqësore me 19-vjeçarët. Lojtarët kanë parë veten në fushë para 19-vjeçarëve.
tirana5
Skuadra po vazhdon punën për sezonin e lënë në mes që nis të mërkurën e ardhshme. E diela ka qenë pushim, ndërsa nga sot skuadra nis përgatitjet për javën vendimtare të rinisjes së Superiores. Te Tirana janë gati, por si fillim duhet të marrin leje për të nisur kampionati. Nga ana tjetër, Egbo ka kërkuar me ngulm një miqësore, por që akoma nuk është gjetur nga drejtuesit e klubit. Bardheblutë janë të parët në Superiore me nëntë pikë, ndërkohë që mbeten shumë pranë titullit kampion, që do të ishte i 25-ti në historinë e klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"