Kërkon lirinë, Ronaldinjo nuk shpëton. Ish-ylli i futbollit, i dënuar të qëndrojë në hotel luksoz

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 10:50

Kërkon lirinë, Ronaldinjo nuk shpëton. Ish-ylli i futbollit, i dënuar të qëndrojë në hotel luksoz

Yllit të futbollit Ronaldinjo i është refuzuar kërkesa për t’i hequr masën “arrest shtëpie”.
ronaldinjoburg
Autoritetet e drejtësisë paraguajane nuk kanë miratuar kërkesën e ish-yllit të futbollit botëror, i cili po mbahet i izoluar në njërin prej hoteleve më luksoze të kryeqytetit Asunsion që prej muajit prill.

Ronaldinjo dhe vëllai i tij u kapën në aeroportin e Asunsionit me pasaporta të falsifikuara dhe akuzohen për pastrim parash. Ish-ylli i Barcelonës dhe Brazilit u mbajt për 32 ditë në burg, ndërsa më pas masa e tij u ndryshua në “arrest shtëpie”.

Në fakt, “Topi i Artë” i vitit 2005 po qëndron në një nga hotelet më të kushtueshme të vendit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"