Kërkon largimin nga skuadra, drejtuesit e Partizanit “dënojnë” futbollisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 8:27

Kërkon largimin nga skuadra, drejtuesit e Partizanit “dënojnë” futbollisin

Sulmuesi i Partizanit, Lukas Kardozo, nuk paraqitet në stërvitje me “demat” prej dy ditësh. Shkak është bërë dëshira e tij për t’u larguar nga 16 herë kampionët e Shqipërisë.

Kardozo Bardhi

Kardozo ishte pranë kalimit në Qipro te skuadra Ermis Chypre, por në momentin e fundit transferimi nuk u realizua. Gjithashtu, braziliani nuk do të jetë i grumbulluar as për ndeshjen kundër Skënderbeut, ndërsa priten penalitete nga ana e klubit.

Si masë e parë është bërë spostimi i lojtarit te Partizani B. “Nuk jam stërvitur për shkak të një problemi personal. Po zgjidh disa gjëra, por jam i Partizanit”, ka thënë dje sulmuesi për “Panorama Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"