Kërkon hapin e madh në karrierë, mbrojtësi i Besës në provë te skuadra e njohur kroate

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2022 | 14:20

Kërkon hapin e madh në karrierë, mbrojtësi i Besës në provë te skuadra e njohur kroate

Besa vijon të nxjerrë në treg futbollistët e saj të rinj. Prej së mërkurës së kaluar, mbrojtësi Leart Zekolli ka udhëtuar drejt Kroacisë dhe konkretisht në Shibenik.

leart zekolli

Ai po provohet tek ekipi që mban emrin e qytetit dhe ndodhet në mesin e tabelës në Ligën e Parë kroate.

I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Zekolli shprehet se do të jetë në një provë dy-javore dhe se federimet në kampionatin kroat mbyllen më 14 shkurt.

Nuk dihet nëse kosovari do të firmosë për Shibenikun apo jo, por do të ishte një arritje jo e vogël për kosovarin e Besës.

ZEKOLLI

TRAJNERI – Humbja e Besës përballë Korabit ishte e paralajmëruar. Së pari, ekipi udhëtoi brenda ditës dhe luajti në Peshkopi.

Së dyti, Bubeqi udhëtoi pa 3 futbollistë që në kushtet ku Besa ndodhet, do të thotë shumë. Bëhet fjalë për Perjen, Zekollin dhe Gashin.

Shto këtu edhe përbërjen e vlerat që ka Korabi, i cili me meritë ndodhet në vendin e tretë. Për trajnerin Bubeqi, verdhezinjtë gjithsesi bënë një lojë mjaft të mirë, duke pësuar vetëm 1 gol dhe vetëm në limit erdhi goli i dytë i vendësve.

“Drejt Peshkopisë udhëtuam ditën e ndeshjes dhe kjo nuk është pak. Kjo ndodhi për arsye thjesht burokratike, mosrakordim hoteli. Ishim të vetëdijshëm se na priste një përballje mjaft e vështirë. Korabi po bën një kampionat të mirë dhe këtë na e tregoi edhe kur luajti në Luz e na barazoi në fund.

Prisja që të rikthehej Perja që mungoi ndaj Pogradecit, por jo vetëm që ishte i dëmtuar, por u shtuan dhe dy mungesa të tjera, Zekolli e Gashi.

Për vetë kontigjentin që kemi pas largimeve, edhe dy lojtarë të mungojnë, na prishin punë shumë. Përtej të gjitha këtyre, djemtë luajtën si të barabartë. Iu përgjigjëm Korabit me të njëjtën monedhë dhe pësuam vetëm një gol. Patëm dhe rastet tona, por mungesa e përvojës kuotohet që ndikon disi.

Goli i dytë erdhi në limit, kur gjithçka thuajse ishte mbyllur. Jam koshient, tek e fundit, se përballë një ekipi si Korabi për më tepër në Peshkopi, kaq mund të bënim.

Tani sa vijnë e bëhen më të ashpra ndeshjet dhe t’ju them të drejtën e gjithë vëmendja ime është përqendruar kryesisht në ndeshjet në shtëpi. Jashtë të marrim çfarë të mundemi”, u shpreh trajneri.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"