Kërkon ftesën ndaj Shqipërisë, mbrojtësi i bën presion trajnerit. Nëse nuk grumbullohet në mars, do luajë për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2021 | 23:54

Kërkon ftesën ndaj Shqipërisë, mbrojtësi i bën presion trajnerit. Nëse nuk grumbullohet në mars, do luajë për…

Mbrojtësi i djathtë i Mançester Juanjtid, Aron Van-Bisaka, po mendon të zgjedhë kombëtare tjetër, nëse trajneri i Anglisë, Gareth Sauthgejt nuk e grumbullon për ndeshjet kualifikuese të muajit mars, ku “Tre Luanët” do luajnë ndaj San Marinos, Shqipërisë dhe Polonisë.

gettyimages-1150608435-594x594-1

Pavarësisht se prej disa ndeshjes, mbrojtësi po shkëlqen me Junajtid në Premier Ligë, ende nuk e ka bërë debutimin me Anglinë. Van-Bisaka mori ftesë nga Anglia në gusht të vitit 2019, por e kishte të pamundur të ishte i pranishëm, për shkak të një dëmtimi. Sauthgenjt para Van-Bisakës, ka grumbulluar për krahun e djathtë të mbrojtjes, Arnoldin e Liverpulit, Xhejmsin e Çelsit dhe Uoker të Sitit.

I mërzitur nga kjo situatë “The Athletic” raporton se Van Bisaka po mendon të zgjedhë një kombëtare tjetër për të përfaqësuar. 23-vjeçari e ka origjinën  nga Kongo dhe mendohet se ia ka bërë të ditur trajnerit se në rast se nuk do të grumbullohet me Anglinë për ndeshjet e marsit, atëherë do të përfaqësojë Kongon, ku ka luajtur edhe për ekipin e 20-vjeçarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"