Kërkon fitore me Besën, Turbina nuk bën pushim. Kërkon kundërshtar për miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 22:15

Kërkon fitore me Besën, Turbina nuk bën pushim. Kërkon kundërshtar për miqësore

Punët po u shkojnë “vaj” cërrikasve. Janë të tretët në renditje dhe nuk kanë në plan që ta dorëzojnë më këtë pozicion. E gjithë vëmendja në kamp është përqendruar tek anti–Besa. Edhe pse sfida do të luhet pas dy javësh, ekipi po karikohet sikur do të luajë këtë fundjavë. Pas fitores me Flamurtarin, të verdhët duan vazhdimësi.

Turbina3

Ata po studiojnë me vëmendje kundërshtarin, që duhet thënë se ka një ekip luftarak. Edhe pse nuk e parashikojnë si të lehtë këtë përballje, Turbina mendon se do t’ia dalë. Sakaq, drejtuesit janë në kërkim të një miqësoreje. Për të mbushur pushimin, kanë menduar që të luajnë një ndeshje. Ky test do ta ndihmojë trajnerin Alfred Allamani për të “fiksuar” edhe formacionin që do të hedhë në fushë ndaj Besës së Kavajës.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"