Kërkojnë të kthehen në Superiore, klubi i Kategorisë së Parë kryen blerjen e parë për 2020

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 1, 2020 | 19:32

Kërkojnë të kthehen në Superiore, klubi i Kategorisë së Parë kryen blerjen e parë për 2020

Klubi i Besës ka arritur të sigurojë blerjen e parë për vitin 2020.

80957014_499131257399793_6906659491912089600_n
Verdhezinjtë kanë siguruar shërbimet e mesfushorit me tipare mbrojtësë Isak Kamara. “Panorama Sport” mëson se lojtari pritet të firmosë dhe të prezantohet në 3 janar.

Ndërkohë, klubi premton se do të sjellë dhe 5-6 lojtarë të tjerë për të përforcuar organikën e ekipit drejt synimit të pjesëmarrjes në Kategorinë Superiore për vitin e ardhshëm.

Besa e mbylli vitin 2019 në vendin e katërt në Kategorinë e Parë, Grupi B me 17 pikë.

FERIZ FERIZAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"