Kërkojnë largimin e trajnerit, 15 lojtare japin dorëheqjen nga Kombëtarja! Federata i paralajmëron: Pranoni gabimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2022 | 22:01


Kërkojnë largimin e trajnerit, 15 lojtare japin dorëheqjen nga Kombëtarja! Federata i paralajmëron: Pranoni gabimin

Pesëmbëdhjetë nga futbollistet më të mira të Spanjës kanë dhënë dorëheqjen nga kombëtarja, duke thënë se metodat e stërvitjes së trajnerit të tyre po dëmtojnë gjendjen e tyre emocionale dhe shëndetësore.

federate spanje

Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll (RFEF) tha në një deklaratë të enjten se ka marrë 15 e-maile nga 15 lojtare që kërkonin të mos zgjidheshin dhe iu referuan lojtareve që kishin probleme me trajnerin e kombëtares Jorge Vilda dhe stafin.

Ato deklaruan në e-mail-et e tyre të dorëheqjes se “situata aktuale kishte ndikuar ndjeshëm në gjendjen emocionale dhe shëndetin e tyre”, sipas federatës.

Lojtarët ishin të pakënaqur me atmosferën në dhomat e zhveshjes, përzgjedhjen e skuadrës së Vildës dhe seancat e tij stërvitore, raporton Reuters duke cituar burime të afërta.

Fituesja dy herë e Kupës së Botës dhe ylli i Kombëtares së SHBA-së për femra, Megan Rapinoe, mbështeti lojtarët, duke shkruar në Instagram: “Ju keni një lojtare të 16-të që qëndron me ju. Ne duhet të dëgjohemi.”

RFEF duket se po mban anën e trajnerit. Federata tha se nuk do t’i lejojë lojtaret të vënë në dyshim vazhdimësinë e trajnerit kombëtares dhe stafit të tij stërvitor, pasi marrja e këtyre vendimeve nuk është kompetencë e tyre.

“Federata nuk do të pranojë asnjë lloj presioni nga asnjë lojtar në marrjen e masave sportive. Këto lloj manovrash janë larg të qenit shembullore dhe jashtë vlerave të futbollit dhe sportit dhe janë të dëmshme”, thuhet në deklaratë.

RFEF tha se lojtarët nuk do të lejohen të kthehen në ekipin kombëtar nëse nuk “pranojnë gabimin e tyre dhe të kërkojnë falje”.

Revolta është një lëvizje me rrezik të lartë për lojtaret. Federata tha se refuzimi për të respektuar një thirrje për një ekip kombëtar është klasifikuar si një “shkelje shumë e rëndë dhe mund të ketë sanksione prej dy dhe pesë vjet skualifikim”.

PANORAMASPORT.AL