Kërkojnë “hakmarrje” për humbjen e shkaktuar, Dinamo gati për “revansh” ndaj Korabit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2021 | 16:25

Kërkojnë “hakmarrje” për humbjen e shkaktuar, Dinamo gati për “revansh” ndaj Korabit

Dinamo nuk ka në plan që të dorëzohet. Edhe pse kanë zbritur në vendin e tretë, kanë shanse për revansh. Kryeqytetasit janë gati për sulmin final dhe rimarrjen e kreun.

dinamo skenderbeu

Që kjo të ndodhë, duhet sigurisht që të fitojnë “betejën” e parë. Këtë të shtunë blutë udhëtojnë në Peshkopi, atje ku u mundën në mbyllje të fazës së dytë dhe dorëzuan vendin e parë. E megjithatë, lojtarët janë zotuar se nuk mund të gabojnë dy herë radhazi dhe mbi të gjitha ndaj të njëjtit kundërshtar.

Tashmë Korabin e njohin më mirë dhe stafi teknik ka marrë masat e nevojshme, për të evituar “blofin” e radhës. Një trepikësh në këtë transfertë do të përkthehej me vendin e dytë dhe ringjalljen e shpresave për misionin “Superiore”. Olsi Uku ka kërkuar përqendrim maksimal nga defensiva, por në të njëjtën kohë edhe sulm më efikas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"