Kërkojë të shkruajë historinë, Ronaldo shtatë sfida me Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 21:48

Kërkojë të shkruajë historinë, Ronaldo shtatë sfida me Juventusin

Në prezantimin e Kristiano Ronaldos te Juventusi, ylli portugez e bëri të qartë se aventura e re në Itali, te “Zonja e Vjetër”, është një sfidë e re në karrierën e tij. Tani në moshën 33-vjeçare, Kristiano Ronaldo do të përballet më sfida të tjera dhe dëshiron të arrijë një fazë të re në aspektin personal, pas largimit nga Real Madridi, klubi ku ka fituar gjithçka për nëntë sezone.

ronaldo

Koha do të tregojë nëse zgjedhja e Ronaldos do të jetë e suksesshme ose jo në Itali. Sido që të jetë, portugezi do të përballet më disa sfida përpara në këtë fazë të re të karrierës te bardhezinjtë. “Më pëlqejnë sfidat”, tha në prezantimin e tij futbollisti portugez. Para tij, ai do të ketë të njëjtat sfida si numri që ka mbajtur në fanellë gjatë gjithë karrierës së tij. Shtatë sfidat e Cristiano Ronaldos te Juventusi tashmë janë duke u zhvilluar.

1. Të tregojë se akoma ka magji për të ofruar

Lojtari portugez, në shfaqjen e tij prezantuese me Juven bëri shaka me moshën e tij: “Unë jam 23…, dua të them 33”. Sfida kryesore e madhe që duket në horizont për CR7- ën është të vërtetojë se, pavarësisht moshës së tij, ai është ende vendimtar për ekipin. Bërja e moshës një numër i thjeshtë është mentaliteti i një kampioni si Kristiano Ronaldo, i cili nuk dëshiron ta mbyllë ende fazën e tij të futbollit në nivelin më të lartë.

“Me moshën time ka lojtarë që shkojnë në Katar apo Kinë për të vazhduar karrierën”, deklaroi numri shtatë i bardhezinjve në prezantimin para mediave. Disa fjalë që e bëjnë të qartë se duket angazhimi i përsosur për të vazhduar në nivelin më të lartë. Të demonstrojë se 33 vite nuk janë gjë për të dhe se mbetet një nga lojtarët më të mirë në botë, është sfida kryesore e Ronaldos të Juventusi.

2. Të fitojë Champions-in e tij të gjashtë dhe të barazohet me Genton

Nëse ka një garë, në të cilën Cristiano Ronaldo dëshiron të jetë një legjendë, kjo është Liga e Kampioneve. “Është një qëllim, por nuk duhet të jetë një mani”, tha ai në prezantimin te Juventusi. Por, e vërteta është se ky mbetet qëllimi i madh i “Zonjës së Vjetër”, e cila nuk e ka fituar trofeun prej 22 vitesh. Dy dekadat e thatësirës europiane, klubi i njohur italian kërkon t’i përfundojë me nënshkrimin e ishyllit të Real Madridit. Një sfidë e përbashkët, që ndahet nga Juventusi dhe Kristiano Ronaldo. Fitimi i Ligës së Kampionëve do të jetë një qëllim i përbashkët.

3. Tre Champions, me tri klube të ndryshme

Për të kurorëzuar vetën si “Mr.Champions”, lojtari portugez dëshiron të ngrejë tri trofe Champions-i me tri klube të ndryshme. Diçka që e kanë arritur shumë pak në historinë e futbollit. Vetëm Eto’o dhe Sedorf e arritën këtë. Nëse triumfon në këtë kompeticion edhe me Juventusin, siç ka bërë me Mançester Junajted dhe Real Madrid, atëherë do të jetë moment historik për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

4. Titull në tri kampionate të ndryshme

Një sfidë tjetër që Kristiano dëshiron të arrijë, është që të pushtojë tri liga në tri vende të ndryshme. Pas titullit në “Premier League” me Mançester Junajted dhe La Liga me Realin e Madridit, ai do të kërkojë ta bëjë këtë edhe me Juventusin. Një arritje, e cila do të konfirmonte se Kristiano Ronaldo ende ka shumë arritje për të festuar.

5. Golashënuesi më i mirë te Juventusi në Seria A

Sulmuesi hungarez, Ferenc Hirzer, deri më sot është ende një rekord në klubin italian për golat bardhezi brenda një sezoni. 35 gola është shifra, që u nënshkrua në sezonin 1925-1926 prej tij. Pothuajse një shekull më vonë, 92 vite në mënyrë specifike, Kristiano Ronaldo do të ketë mundësinë për të tejkaluar këtë figurë historike dhe për të hyrë në historinë e “Zonjës së Vjetër”.

6. “Pichichi” dhe “Bota de Oro” me tri klube të ndryshme

Arritjen e rekordit të ishsulmuesit hungarez, portugezi mund ta arrijë duke shënuar sa më shumë gola në kampionatin italian dhe natyrisht, në lojë për t’u fituar mbetet “Pichichi” (Këpucën e Artë) në Seria A. Kjo arritje do të bënte që CR7 ta kishte në “palmaresin” e vet me tri skuadra dhe tri liga të ndryshme. Me Mançester Junajted ai e bëri këtë në sezonin 2007-2008, falë 31 golave të tij si “djall i kuq”. Ndërsa me Real Madridin, ylli portugez triumfoi tri herë në këtë drejtim.

7. Fitimi i “Topit të Artë” për herë të gjashtë

Për të arritur Leo Mesin si lojtari me më shumë “Topa të Artë”, nuk është më një obsesion në mendjen e portugezit. Të dy kanë për momentin nga pesë trofe të tillë prestigjiozë individualë. “Nuk kam menduar kurrë të fitoj dy, por kam fituar tre, katër dhe pesë “Topa të Artë”, rrëfeu Ronaldo. Gjëja e caktuar është se Kristiano Ronaldo do të kërkojë për t’i fituar të gjithë titujt e mundshëm me “Zonjën e Vjetër”, duke qenë vendimtar në këtë fushë.

Nëse është i suksesshëm, do ta fitojë për herë të gjashtë çmimin maksimal individual. Ky nuk është një qëllim, por një sfidë në karrierën e lojtarit portugez. Nëse ai ka sukses, do të konfirmojë se mbetet një nga më të mirët në botë, edhe pse e ka lënë Real Madridin.

Përgatiti: ARTIN LLESHAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"