“Kërkoj diçka më tepër nga sezoni i kaluar”, Cungu: Dua që Laçi të nisë me marsh tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 10:24

“Kërkoj diçka më tepër nga sezoni i kaluar”, Cungu: Dua që Laçi të nisë me marsh tjetër

Trajneri i Laçit Armando Cungu e konsideron Laçin mes 3-4  ekipeve më të mira të kampionatit. Pas fitores në miqësore ndaj Tiranës 0-1 në “Selman Stërmasi”, tekniku shkodran shtoi se kurbinasit janë përmirësuar shumë nga sezoni i kaluar.
cungu-lacii
Rezultatet jo bindëse në miqësoret e fundit e detyruan atë të kërkonte me çdo kusht maksimumin ndaj kampionëve të Shqipërisë. Për sa i përket objektivave të sezonit të ri, Cungu deklaroi se synon që kurbinasit të renditen më lart se edicioni i kaluar, ku e mbylli kampionatin në vendin e tretë.

” Miqësorja me Tiranën – Pas shumë miqësoreve jo bindëse edhi takimi Tiranën. Jam i kënaqur për sa i përket pjesës së lojës. Kërkuam edhe rezultat sepse kampionati mendoj se është në prag dhe duhet të luhet. Për këtë arsye duhet ta merrnim rezultatin, të kishim atë shpirtin dhe karakterin e garës. besoj se nuk mund të ketë garë pa rezultat. Në përgjithësi jam i kënaqur me atë që dhanë lojtarët, edhe pse mendoj se kemi shumë për të përmirësuar.

Mungesat – Relativisht duhet të jetë më e fortë. Na mungonin shumë titullarë dhe janë nga ata që kanë bërë një sezon shumë të mirë vjet, kështu që janë bërthama e ekipit dhe do të jenë të tillë. Por, skuadra është përforcuar me ardhjen e lojtarëve të rinj, alternativat janë më të mëdha se sezonin e kaluar. Kjo bën që edhe mua si trajner dhe drejtuesve të klubit na lind e drejta për të kërkuar diçka më tepër nga ky Laç, pra një marsh tjetër.

Objektivat – E thashë që do të kërkojmë marsh tjetër, kampionat tjetër. Jemi më të rritur si ekip, jo në moshë, jemi më të rritur në aspektin e mënyrës së lojës. Tani kemi një personalitet tjetër dhe natyrshëm që kërkojmë diçka më tepër se sezoni i kaluar. Në letër gjërat mund t’i shohin specialistët, mund të marrin lapsin e të shohin Laçin e vjetshëm dhe të sivjetshëm, ku është forcuar e të tjera gjëra. Besoj se kështu bëhen llogaritë, si për Laçin ashtu edhe për çdo ekip tjetër të Superiores. Pastaj shihet kush është favorit. Mendoj se janë 3-4 ekipe në valle, mes tyre edhe ne. Kjo është ajo që mund të them për momentin”, u shpreh trajneri i Laçit Armando Cungu pas fitores në miqësore ndaj Tiranës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"