Postuar: Korrik 8, 2018 | 13:43
Kërkoi që të mendohej, por Hierro e mbyll me Spanjën
Fernando Hierro nuk do të jetë me trajneri i Spanjës. Pas dështimit në Botëror të skuadrës spanjolle, ai kërkoi kohë të mendohej.
Federata Spanjolle e Futbollit i kishte kërkuar që të vazhdonte në rolin e drejtorit teknik, por Hierro ka marrë gjithë përgjegjësinë dhe ka dhënë dorëheqje edhe nga stafi i kombëtares. Konfirmimi ka ardhur nga Federata Spanjolle. “Hierro largohet për të kërkuar horizonte të reja dhe arritje të tjera profesionale”, shkruan në postimin e saj federata.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"