Kërkoi largimin nga klubi, presidenti i Bajernit “i mbyll derën” Levandovskit: Do ta respektojë kontratën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2022 | 18:09

Kërkoi largimin nga klubi, presidenti i Bajernit “i mbyll derën” Levandovskit: Do ta respektojë kontratën

Robert Levandovski është një nga emrat më të nxehtë të merkatos, me sulmuesin polak që përflitet për një largim nga Bajerni pas mungesës së rinovimit me gjermanët.

Herbert Hainer

Lidhur me çështjen ka folur edhe vetë presidenti i bavarezëve, Herbert Hainer, i cili në një prononcim për “Sport Bild” ka theksuar se Levandovski ka një kontrat me klubin edhe për një vit tjetër dhe se do ta respektojë atë.

“Ka një kontratë deri në vitin 2023.

Do ta zbatojë dhe do ta respektojë atë.”, u shpreh Hainer.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"