Kërkoi burg për sulmuesin brazilian, ja vendimi i prokurorisë për Nejmarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2022 | 21:01

Kërkoi burg për sulmuesin brazilian, ja vendimi i prokurorisë për Nejmarin

Prokuroria Publike tërhoqi të gjitha akuzat ndaj sulmuesit të PSG-së Nejmar, së bashku me tetë persona të tjerë, përfshirë babanë e tij dhe ish-presidentët e Barcelonës. Ai akuzohej për mashtrim dhe korrupsion. Nëse ai do të shpallej fajtor do të bënte dy vjet burg dhe do të paguante një gjobë prej 10 milionë eurosh, por tashmë që akuzat janë tërhequr të gjitha këto bien.

NEJMAR

 

Në prezantimin e raportit dhe konkluzioneve të tij përfundimtare, prokurori Luis Garcia Kanton , shpjegoi vendimin për tërheqjen e akuzës nga të gjithë të akuzuarit dhe siguroi se ai nuk shihte një “vepër penale” dhe se akuzat “janë ndërtuar mbi bazë të supozimeve, por duhet të demonstrojë dhe këtu nuk është demonstruar”. Ai deklaroi gjithashtu se “40 milionët nuk janë ryshfet, janë bonus firmash. Mund të jetë ose jo skandaloze, por është e ligjshme dhe shumë herë është kundërpeshë e bonusit të rinovimit. DIS kishte të drejtë të mendonte se transferimi i Nejmarit duhej t’i jepte atij një përfitim më të madh, por ai duhej të shkonte në ligjin civil, sepse është treguar se disa të pandehur kanë anashkaluar ligjet civile spanjolle dhe braziliane.”

Prokurori shpjegoi gjithashtu se “FIFA ka një rregullore dhe nëse donte mund të sanksiononte, por nuk është çështje për kodin penal dhe Nejmar kishte leje nga Santos për të negociuar me Barçën”. Për të përfunduar, ai bëri të qartë se “nuk ka asnjë tregues për asnjërën nga dy krimet” dhe kërkoi tërheqjen e akuzave për të gjithë të përfshirët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"