Kërkohet portier, AF Elbasani “ngec” në… Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2022 | 14:25

Kërkohet portier, AF Elbasani “ngec” në… Kategorinë e Parë

Pasi kanë përforcuar mbrojtjen, mesfushën dhe sulmin, AF Elbasani është në hall për portën. Klubi ka hyrë në merkato për portier, pasi ra pista “Ruçi”.

AF ELBASANI

Ky i fundit zgjodhi Skënderbeun, ndaj drejtuesit po shohin për tjetër alternativë. Kanë nisur kërkimet intensive për të gjetur një gardian dhe eksperienca është kusht i panegociueshëm, kur dihen synimet e verdhebluve.

Mësohet se kontaktet janë përqendruar me portierë që sezonin e kaluar kanë milituar në Kategorinë e Parë, ndaj shumë shpejt pritet zyrtarizimi edhe i “gardianit” të ri. Sezonin e kaluar në Kategorinë e Tretë, me elbasanasit luajtën në portë Ruzhdi Bozhiqi dhe Redon Gega, dy portierë të rinj, të cilët mësohet se do të vijojnë të jenë pjesë e skuadrës edhe për këtë edicion.

Por, ashtu si në të gjitha rolet e tjera të fushës, në klub duan të “blindojnë” edhe katërkëndorin, ndaj janë futur në merkato për ta afruar.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"