Kërkohet një numër 7, Mançester Junajtid provon të bëjë pazar në Barcelonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2020 | 19:58

Kërkohet një numër 7, Mançester Junajtid provon të bëjë pazar në Barcelonë

Mançester Junajtid kërkon një numër 7 për sulmin e tij këtë verë, për këtë arsye do të provojë të bëjë pazar te skuadra e Barcelonës.

grizman

Siç raporton “Mirror Sport”, Junajtid ëndërron të nënshkruajë me kampionin e botës, Antuan Grizman, për të cilin janë gati të paguajnë 100 milionë euro.

mesi grizmann

Gjithsesi, ky operacion mbetet i vështirë duke patur parasysh se 28 vjeçari iu bashkua blaugranasve vetëm gati një vit më parë për shumën 120 milionë euro, por raportimet e shumta se francezi nuk është i lumtur te Barça i bën anglezët të shpresojnë.

Mançester Junajtid dëshiron të rikthehet i fortë si dikur, prandaj dhe synon të blejë një lojtar të kategorisë Grizman, i cili do të ndihmonte ekipin të ngrihej sa më lart.

 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"