Kërkohet nga Konte, presidenti i Interit nuk dëshiron ta afrojë mesfushorin në ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 15:08

Kërkohet nga Konte, presidenti i Interit nuk dëshiron ta afrojë mesfushorin në ekip

Antonio Konte shpesh herë është shprehur se dëshiron disa përforcimet, dhe emrat me lojtarët që kërkon ia u ka bërë të ditur drejtuesve.vidal

Një nga lojtarët që tekniku italian dëshiron të ketë në skuadër ëshët Arturo Vidal, të cilin e ka drejtuar edhe te Juventusi. Mesfushori kilian nuk po gjen shumë hapësira te Barcelona, dhe ka filluar të mendojë largimin nga katalanasit.

Edhe 32-vjeçari e shikon me një sy të mirë kalimin te ekipi zikaltër, ku do të gjente më shumë minuta. Megjithatë e ardhmja e Vidal nuk pritet të jetë te Interi, kjo për shkak të drejtuesve të ekipit italian.Vidal-Conte

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, presidenti Steven Zhang nuk dëshiron të shpenzojë në lojtarë që janë mbi 30 vjeç, dhe për këtë arsye Marota nuk do të përpiqet ta transferojë Vidalin në “San Siro”, në merkaton e janarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"