Kërkohet nga klubet më të mëdha europiane, Bajerni zëvendëson Levën me talentin francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2022 | 15:10

Kërkohet nga klubet më të mëdha europiane, Bajerni zëvendëson Levën me talentin francez

Bajerni i Mynihut i është shtuar listës së skuadrave që kërkojnë shërbimet e sulmuesit të Reimsit në Francë, Hugo Etikite. Talenti i Reimsit është një nga lojtarët më interesantë në qarkullim dhe jo më kot lista e klubeve të interesuar për të është tejet e gjatë. Dhe bëhet fjalë për disa nga klubet e elitës së futbollit europian.

ekitike

Çelsi, Paris SG-ja, Juventusi, Sevilja e deri tek Njukasëlli janë vënë në ndjekje të tij. Por klubi i Reimsit nuk dëshiron ta humbasë lehtë sulmuesin e vet dhe për momentin i ka vendosur një çmim që arrin në 40 milionë euro. Këtyre klubeve u është shtuar edhe Bajerni i Mynihut.

Madje, mediat ndërkombëtare e shohin Bajernin si një favorit në krahasim me rivalët, pasi bavarezët kanë luksin që mund ta afrojnë pa asnjë problem sulmuesin 19-vjeçar.

Ai nuk do të kishte asnjë ndikim mbi vendimin e Levës për të vijuar në Mynih ose për t’u larguar. Jo vetëm kaq, por edhe enturazhi i lojtarit është i joshur nga ideja e kalimit në një klub të madh si Bajerni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"