Kërkohet nga Interi, rrëfehet talenti i Serisë A: Është normale që të më duan, unë nuk mendoj aspak për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 15:26

Kërkohet nga Interi, rrëfehet talenti i Serisë A: Është normale që të më duan, unë nuk mendoj aspak për…

Dejan Kulusevski është padyshim një nga lojtarët që ka surprizuar më shumë në Serinë A këtë sezon, ku po tregon një formë shumë të mirë te Parma.dejan-kulusevski-663171.660x368

Për shkak të paraqitjeve të shkëlqyera që ka treguar deri tani, 19-vjeçari ka përfunduar në radarët e Interit, teksa pëlqehet shumë nga trajneri Konte.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, sulmuesi është shfaqur i lumtur për paraqitjet e treguara deri tani, teksa shprehet se për të ardhmen do të mendojë pas përfundimit të sezonit. “Interesimi i Interit? Nëse unë luaj mirë, atëherë është normale që të shikoj interesimin e klubeve të tjera për mua.

Megjithatë unë nuk mendoj për këtë, kjo për shkak se kam një kontratë me Parmën, dhe kur të mbarojë sezoni do të ulem me agjentin tim dhe familjen, për të zgjedhur më të mirën për sa i përket të ardhmes sime. Nuk mendoj aspak për interesimet ndaj meje në këto momente.”, u shpreh Kulusevski.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"