Kërkohet nga Interi për të zëvendësuar Lautaron, ngec rinovimi i sulmuesit me skuadrën e Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 14:52

Kërkohet nga Interi për të zëvendësuar Lautaron, ngec rinovimi i sulmuesit me skuadrën e Premier Ligës

Prej kohësh flitet se Lautaro Martinez mund të largohet nga Interi, me destinacionin e mundshëm që pritet të jetë Barcelona.lautaro-martinez

Katalanasit e pëlqejnë shumë sulmuesin argjentinas, të cilin duan ta vendosin përkrahë Mesit dhe për këtë arsye pritet të nisin ofensivën në verë. Pikërisht për këtë arsye Interi ka filluar të shikojë për zëvendësuesin e Lautaros. Një nga lojtarët që ndjekin zikaltërit është sulmuesi i Arsenalit, Pierr Emerik Obamejang.

obamejang

Ky i fundit pëlqehet nga italianët dhe në verë mund të ndryshojë skuadër. Gjithashtu sipas asaj që shkruan “Le10Sport”, bisedimet mes Arsenalit dhe lojtarit për rinovimin e kontratës kanë ngecur momentalisht, për shkak se sulmuesi nga Gaboni kërkon të dijë më mirë situatën e klubit për të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"