Kërkohet nga Interi, KAS-i “asist” zikaltërve për sulmuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 15:45

Kërkohet nga Interi, KAS-i “asist” zikaltërve për sulmuesin

Jo vetëm përforcime në mesfushë në shënjestrën e Xhuzepe Marotës dhe Piero Auzilios për në janar: drejtuesit e Interit duan t’i dhurojnë Antonio Kontes edhe një sulmues për ta alternuar me Romelu Lukakun.

giroud.chelsea.2018.19.incitamento.750x450

Emri më i lakuar është ai i Olivie Zhiru i Çelsit, i cili gjatë orëve të fundit u afrohet edhe më shumë zikaltërve edhe falë një faktori të jashtëm: vendimit të KAS-it në merkaton e bluve.

Pak më shumë se një javë më parë, Gjykata Arbitrare e Sportit ka pranuar apelin e londinezëve për bllokimin e blerjeve dhe në janar klubi anglez mund të kërkojë një zëvendësues. E ka shtyrë edhe trajneri i kombëtares franceze, Didie Deshamp: “Duhet të gjejë skuadër për Europianin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"