Kërkohet nga Interi dhe Juventusi, flet lojtari i Barcelonës: Nuk jam i lumtur këtu, argëtohem duke…
Ivan Rakitiç po kalon një nga periudhat më të këqija në karrierën e tij, teksa po gjen shumë pak minuta te Barcelona.
Nga një titullar i padiskutueshëm që ishte në sezonet e kaluara, në një lojtar që po ngroh stolin e rezervave këtë sezon. Së fundmi lojtari ka dhënë një intervistë ku e pranon që nuk është i lumtur.
“Jam i trishtuar për situatën aktuale. Unë i kuptoj dhe respektoj vendimet e trajnerit dhe klubit. Kam dhënë shumë për këtë klub në këto 5 vite, jam 31-vjeç dhe jo 38 dhe mendoj se jam në momentin tim me të mirë, ku të tregoj paraqitje të mira. Unë mund të argëtohem vetëm duke luajtur futboll. Vajza ime e vogël ndihet e trishtuar kur ia merr një lodër, njësoj ndihem edhe unë.”, u shpreh kroati
Kohët e fundit qarkullojë lajme se për mesfushorin interesohet Juventusi dhe Interi, të cilët nuk do ta kishin të vështirë ta transferoni atë në janar. Rakitiç kërkon largimin nga Barcelona, dhe mundësitë që atë ta shikojmë në Serinë A nga janari, janë me të vërtetë të mëdha.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"