Kërkohet nga gjigantët e Premier Ligës, Milani pranë rinovimit me titullarin e Piolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2022 | 16:00

Kërkohet nga gjigantët e Premier Ligës, Milani pranë rinovimit me titullarin e Piolit

Ismail Benaser është një nga yjet që ka shkëlqyer më së shumti me Milanin në dy vitet e fundit, duke u bërë një titular i padiskutueshëm i Stefano Piolit.

benaser kovacic

Kështu ai ka zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha në Premier Ligë, me Arsenalin, Liverpulin e Çelsin që duket se janë gati për të bindur kuqezinjtë ta lënë të lirë algjerianin.

Kështu kuqezinjtë kanë nisur menjëherë nga puna për ta “blinduar” mesfushorin dhe duket se janë pranë akordit për rinovimin e tij deri në vitin 2027, me një shumë prej 4 milionë eurosh në vit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"