Kërkohet me ngulm nga Interi, ja si talenti i Serisë A e refuzoi Juventusin në merkaton e verës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 18:34

Kërkohet me ngulm nga Interi, ja si talenti i Serisë A e refuzoi Juventusin në merkaton e verës

Dejan Kulusevski, padyshim që është një nga surprizat më të mëdha në Serinë A këtë sezon futbollistik.dejan-kulusevski-663171.660x368

Sulmuesi 19-vjeçar po tregon paraqitje të shkëlqyera me Parmën ku është i huazuar nga Atalanta, dhe për këtë arsye ka ngjallur interesin e skuadrave më të mëdha italiane. Interi e kërkon me ngulm futbollistin në merkaton e janarit, për shkak se pëlqehet shumë nga Konte.

Gjithashtu tashmë edhe Juventusi është vënë në gjurmët e sulmuesit, ndonëse ky i fundit i refuzoi më parë. Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, në merkaton e verës “Zonja e Vjetër”, kishte nisur kontaktet për transferimin e Kulusevskit.kulu

Ishte pikërisht ky i fundit që refuzoi, për shkak se kishte marrë propozimin që të luante me 23-vjeçarët e Juventusit në Serinë C, diçka që nuk i pëlqeu aspak lojtarit, i cili preferoi kalimin te Parma në huazim deri në fund të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"