Kërkohet me ngulm nga gjigantët europian, Belingham zgjedh klubin që do të vazhdojë të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 18:55

Kërkohet me ngulm nga gjigantët europian, Belingham zgjedh klubin që do të vazhdojë të ardhmen

Jud Belingham është padyshim një nga talentet që ka shkëlqyer në Europë vitet e fundit, duke marrë vëmendjen e klubeve më të mëdha që luajnë në kontinentin e vjetër.

belingham

Gjithsesi, siç raporton “Marca”, talenti anglez ka zgjedhur Realin e Madridit si destinacionin e tij të radhës.

Ai nuk do të rinovojë me Borusian e Dortmundit dhe kështu Reali do të bëhet gati për ta tentuar talentin anglez, për të cilin klubi gjerman kërkon plot 150 milionë euro.

“Galaktikët” e kanë ndjekur Belingham që në kohën që ai luante për Birminghamin në Angli dhe tashmë janë gati që ta transferojnë atë në “Santiago Bernabeu”, i cili pritet të zërë vendin e Toni Kros, me gjermanin që ende nuk ka rinovuar me madrilenët dhe mund të largohet në fund të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"