Kërkohet me ngulm nga Arsenali, Lestëri merr masat për trajnerin Roxhers

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 19:18

Kërkohet me ngulm nga Arsenali, Lestëri merr masat për trajnerin Roxhers

Arsenali shkarkoi para pak ditësh Unai Emeri nga stoli i skuadrës, dhe tashmë janë në kërkim të një trajneri të ri.Emeri

Emri i marrë në listën e drejtuesve është trajneri aktual i Lestërit, Brendan Roxhers. Ky i fundit po bën një punë të shkëlqyer te “Dhelprat”, ku pas xhiros së 15-të kanë grumbulluar 35 pikë dhe renditen në vendin e dytë.

Pikërisht kjo formë e shkëlqyer me Leistërin ka bërë që “Topçinjtë” ta kërkojnë me çdo kusht teknikun 46-vjeçar. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Lestërit kanë filluar të marrin masat për të mos lejuar largimin e trajnerit të tyre.Brendan.Rodgers

Sipas asaj që shkruan “The Mirror”, Leistër ka vendosur që të rrisin me 5 milionë dollarë pagën e trajnerit të tyre, në mënyrë që ky i fundit të mos largohet nga “King Power Stadium”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"