Kërkohet me çdo kusht fitore ndaj Vllaznisë, Refik Halili bën gati premion te Tirana në rast triumfi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 10:57

Kërkohet me çdo kusht fitore ndaj Vllaznisë, Refik Halili bën gati premion te Tirana në rast triumfi

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, në mesjavë shkundi senatorët dhe skuadrën për paraqitjet e dobëta që ekipi ka bërë dy javët e fundit.

TIRANAAA

Ditët e fundit ai është takuar kokë më kokë me të gjithë lojtarët, duke i ndarë në grupe. Përballja më e fortë ka qenë me senatorët e ekipit, ata që janë liderët e skuadrës dhe që normalisht duhet të marrin për dore ekipin.

Në takimet që presidenti ka pasur me futbollistët u ka rrëfyer lojtarëve që gjendja në renditje nuk është e mirë dhe skuadra është shumë poshtë në renditje dhe për këtë qëllim duhet të fitojnë. Halili mësohet se mund t’u japë një premio lojtarëve nëse mundin Vllazninë në Shkodër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"