Kërkohet kthesa e shpejtë, Laçi me sytë nga sulmuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2022 | 22:44

Kërkohet kthesa e shpejtë, Laçi me sytë nga sulmuesit

Fillimi pozitiv i sezonit me Teutën, ku fituan 3-1, por rezulton thjesht imazh për Laçin, pasi në dy javët pasuese kurbinasit kanë zhgënjyer në çdo aspekt.

FOTO. F Hazisllari

FOTO. F Hazisllari

Humbja me Partizanin në transfertë edhe mund të pritej, por disfata në shtëpi me Egnatian e ka ngritur nivelin e alarmit te skuadra e drejtuar nga trajneri Dejan Vukiçeviç. Në dy javët e fundit, kurbinasit nuk e kanë gjetur rrugën e rrjetës, por ajo që e bën më shqetësuese situatën është fakti se skuadra ka krijuar pak raste shënimi në këto 180 minuta. Ndaj, ndeshja e radhës me Bylisin që e luajnë të dielën në shtëpi merr një rëndësi të veçantë për Laçin.

Trepikëshi kërkohet për të përmirësuar fillimisht parametrat negativë të dy javëve të fundit, por edhe për të mos u bërë subjekt i ndëshkimeve apo ndryshimeve në rast të një disfate tjetër, që do të ishte e papranueshme për laçianët. Që të vijë kthesa e rezultateve, duhet padyshim shpërthimi i sulmit ndaj Bylisit.

Ndaj, gjithë shpresat mbeten te ky repart, që përbëhet nga Mazrekaj dhe Adeleke që kanë qenë edhe vjet, si dhe të ardhurit në merkaton verës, të cilët në përgjithësi kanë mbërritur jashtë forme në Laç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"