Kërkohej nga Milani dhe Interi, flet sulmuesi: Jeta këtu është  shumë e vështirë, më ka marrë malli për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 19:18

Kërkohej nga Milani dhe Interi, flet sulmuesi: Jeta këtu është  shumë e vështirë, më ka marrë malli për…

Në shkurtin e vitit 2018 sulmuesi belg Janik Karrasko, vendosi të largohej nga Atletiko Madridi për të kaluar në kampionatin kinez, tek Dailan Jifang.GettyImages-995655342.0.0

Gjatë merkatos që lamë pas për lojtarin interesohej Milani dhe Interi, skuadra të cilat e donin në ekipet e tyre përkatëse, por pamundur të arrijnë një marrëveshje me klubin e tij. Megjithatë tashmë lojtari është bërë pishman për zgjedhjen bërë, teksa shpreh nostalgji për Europën.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Karrasko është shprehur se dëshiron rikthimin në Europë, duke thënë se jeta në Kinë është shumë e vështirë: “Në fushë unë harroj gjithçka, por jeta këtu është shumë e vështirë për një të huaj. Më ka marrë malli për Europën. Në merkaton e verës kisha disa vështirësi për tu larguar nga këtu, por tani situata është më ndryshe. Shpresoj që në merkaton e janarit të arrij marrëveshjen për tu larguar.GettyImages-932847228

Shumë njerëz thonë se futbolli në Kinë është shumë i lehtë, por unë iu siguroj se këtu është shumë i ndërlikuar. Për mua jeta është shumë e vështirë. Gruaja ime jetoi me mua për një vit , ndërsa vitin tjetër u larua. Nëse jeni i martuar ju doni të kaloni më shumë kohë me bashkëshorten tuaj, ndërsa unë shpesh fle vetëm kur kthehem në shtëpi.”, u shpreh sulmuesi belg.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"