Kërkohej nga Junajtid, Ajaksi i prish punë anglezëve duke rinovuar kontratën me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 19:29

Kërkohej nga Junajtid, Ajaksi i prish punë anglezëve duke rinovuar kontratën me…

Ajaksi ka rinovuar kontratën me CEO e klubit, Edvin Van der Sar, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit holandez të paktën deri në vitin 2023.VAN DER SAR

Kohët e fundit u fol se për 48-vjeçarin interesohej Junajtid, të cilët do t’i besonin atij postin e drejtorit sportiv.

Pikërisht këtë rol nuk e kishte bërë asnjë person tjetër te “Djajtë e Kuq”, dhe presidenti i anglezëve kishte menduar që në atë post të emëronte një legjendë të klubit, siç është Van der Sar.

Megjithatë ëndrra e Junjatid është shuar ditën e sotme, teksa Ajaksi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka komunikuar rinovimin e kontratës me ish-portierin holandez , deri në vitin 2023.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"